Një shofer transporti shqiptar 50 vjeçar është arrestuar në portin e Barit me akuzën e trafikut të drogës.
Shtetasi shqiptar kishte mbërrritur nga Shqipëria në Itali me tragetin e linjës. Në kamionin e tij u gjetën rretj 2.5 kg heroinë e konfeksionuar në 5 pako e të fshehura në kabinë nën sediljen e shoferit.
Nën zotërimin e shqiptarit policia italaine ka sekuestruan dhe disa telefona celularë.
Ndaj 50-vjeçarit shqiptar policia financiare e portit të Barit ka lëshuar urdhërin e arrestimit me burg.