Berisha: Ku eshte Rama? Balla i pergjigjet me ironi: Po ben marreveshje me Bashen ne Bruksel

0
1304

Mungesa e kryeministrit Edi Rama në seancën e sotme plenare, është bërë objekt debati mes ish-kryeministrit Sali Berisha dhe kreut të Grupit të PS-së Taulant Balla.

 

 

Berisha pyeti se ku ishte kryeministri, ndërkohë që Balla iu përgjigj me ironi se ai ishte në Bruksel duke bërë marrëveshje me kryedemokratin Lulzim Basha. Duhet të theksojmë faktin se dy liderët bënë një marrëveshje politike në 17 maj.

“Ai që mbahet për mizorik nuk është këtu, por nxin edhe me mosqenien këtu. Duhet të jetë këtu dhe të kërkojë falje Violeta Manushit për ato që i ka thënë, ku është?” tha Berisha. Ndërkohë Balla ia kthehu se: “Është në Bruksel me Lulzim Bashën dhe po bëjnë marrëveshje”.

Në seancën e sotme po diskutohet projektrezoluta “për dënimin e fenomenit të dhunës në familje dhe marrjen e masave urgjente për evidentimin e situatës dhe gjetjen e mekanizmave efikas ligjor për parandalimin e këtij fenomeni”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here