Bruksel,Basha: Çeshtja “Tahiri” dhe problemet e tjera te Shqiperise kane lene nje shije te hidhur

0
749

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ndodhet në Bruksel, në punimet e  Asamblesë Politike të Partisë Popullore Evropiane.

Basha ka patur atje takime me një numër të madh kolegësh, drejtues të partive simotra dhe përfaqësues të qeverive evropiane.

Në një deklaratë nga Brukseli, Basha analizoi krimin, korrupsionin dhe përdorimin e parave të drogës në ekonomi dhe politikë si arsye përse qeveria e Edi Ramës e ka vendosur Shqipërinë në një pozicion të pafavorshëm për hapjen e negociatave të anëtarësimit.

BashaPër fat të keq, ajo që vërej është një stepje e madhe e përfaqësuesve të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian sa i përket Shqipërisë. Në veçanti, shqetësime të mëdha në drejtim të shtetit ligjor, luftës kundër krimit, luftës kundër korrupsionit. Padyshim që episodi Tahiri dhe mbrojtja e tij politike me imunitet parlamentar, si dhe largimi në drejtim të paditur i 3 oficerëve madhorë, pasi ata u vunë nën akuzë dhe u kërkua arrestimi në lidhje me trafikun e drogës, kanë lënë një shije shumë të hidhur.

Kreu i PD paraqiti qeverinë antimafia si zgjidhjen politike të opozitës, në kushtet kur ndërgjegjësimi i shumicës së vendeve anëtare për problemet e Shqipërisë për shkak të lidhjeve të qeverisë me krimin, mund të çojë në situatën e papëlqyeshme për opozitën, atë të pengimit të rrugës europiane të vendit.

BashaZgjidhjet politike që opozita ka parashtruar janë, në këndvështrimin tonë, edhe rruga që do të bënte të mundur avancimin e interesave europiane të Shqipërisë. Kjo është zgjidhja e një qeveria antimafia, që do të shkëpusë lidhjet e krimit me politikën, që do të përgatisë një reformë të vërtetë zgjedhore dhe do ta çojë vendin me sukses drejt një qeverie legjitime përmes zgjedhjeve të lira e të ndershme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here