Qeveria do të kompensojë të gjithë të dëmtuarit nga përmbytjet. E deklaroi kryeministri Edi Rama në mbledhjen e Komitetit të Menaxhimit të Emergjencave.
“Sa na takon ne do të bëjmë maksimumin sic kemi bërë herën e shkuar që nuk kemi lënë askënd pa kompensuar deri në fund për dëmet që kanë pasur. Është shumë e e rëndësishme të bashkëpunohet ngushtësisht me prefektet dhe pushtetin vendor” tha Rama.
Por kjo situatë nuk mund të vazhdojë gjithmonë kështu, “buxheti i shtetit që nuk mund të përballojë gjithmonë e gjithcka” prandaj u vendos përparësi.
“Përparësi është marrja e nismës ligjore për sigurimin e banesave dhe bizneset nga përmbytjet. Duhet sensibilizuar të marrin masa të sigurohen nga fatkeqësitë natyrore në mënyrë që dëmet e tyre të kompensohen plotësisht dhe në kohë reale në bazë të këtij mekanizmi,” tha Rama.