Kryeministri Edi Rama dhe disa nga Ministrat e kabinetit do të zhvillojnë takime me zyrtarët e Parlamenti Evropian në ditët në vijim.
Më 5 dhjetor, diplomatja e Bashkimit Evropian, Federica Mogherini do të zhvilloje takim me kryeministrin Edi Rama në Bruksel.
Rama do të takohet gjithashtu edhe me presidentin e Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker.
Ndërkohë të hënën, Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati do të takohet në Bruksel me diplomatin e PE-së, Frans Timmermans.
Ndërsa të mërkurën, Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj do të takohet me diplomatin e PE-së, Dimitris Avramopulos në Bruksel.