Kryetari i Keshillit Bashkiak Shkoder, Bushati akuza ARRSH mbi te drejten e informimit

0
837

“Shkeli ligjin, komisioneri asnje mase ne kete rast”

Ishte planifikuar qe te zhvillohej kete te hene degjesa per by passin, por u anullua nga ARRSH per shkak te emergjencave qe jane ne terren. Degjese kjo e cila ngjalli jo pak reagime ne rrjetet sociale nga keshilltaret qe kerkonin te zbatohej ligji. Te njejten kerkese ka edhe kryetari i keshillit bashkiak Xhemal Bushati, i cili ka sqaruar se njoftimi nuk i ka mberritur keshillit bashkiak. Ndersa Bashkise Shkoder, ky njoftim i eshte bere me daten 30 nentor, duke shkelur cdo parashikim te ligjit.

Per kete Bushati ka edhe nje mesazh per organizatat qe merren me monitorimet, e po ashtu edhe per vete komisionerin per te drejten e informimit. Ai i kujton ketij te fundit se bashkia Shkoder ne nje rast qe ka thyer kete ligj, ka marre 2 mln leke gjobe.

Sipas ligjit per te drejten e informimit duhet qe njoftimet te tilla te behen te pakten 20 dite perpara zhvillimit te degjeses, por autoriteti rrugor i veriut kete e shkel pa asnje problem, duke u mjaftuar me njoftime 3 ditore.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here