Njesia administrative e Dajçit mbi 48 ore pa energji elektrike

0
1224

Deputeti Bardh Spahia ishte njësitë administrative të Dajcit dhe Rrethinave ku banorët, kanë mbi 48 orë pa furnizim me energji elektrike. Ata u shprehën se nga OSSHE nuk ka asnjë ndërhyrje për të rregulluar defektet edhe pse janë të përpiktë në pagesat e energjisë. Temperaturat po ulen dhe komuniteti i këtyre zonave kërkon ndërhyrje emergjente për zgjidhjen e situatës dhe për mungesën e ngrohjes.

Spahia apeloi strukturat e emergjencës të ndërhyjnë dhe në zonën e Dukagjinit  ku qindra banorë të malësive janë të izoluar nga dëbora. Mungesa e energjisë dhe e shërbimeve po vështirëson nga ora në orë, jetën e banorëve atje veçanërisht të të moshuarve, dhe të fëmijëve.

Spahia: “Edhe pse kryeministri e ministrat flasin për tejkalim të emergjencës së reshjeve , në fakt pasojat dhe paraliza e furnizimit me energjisë dhe ujë të pijshëm vazhdon. Ndërkohë një emergjencë e re,  ajo e dëborës,  po thellohet në Veri dhe posaçërisht  zonat turistike malore që Rama i trumbeton në daljet e tij publike, këto ditë gjenden në mëshirën e natyrës. Nuk është koha  të flasim për hotele me pesë yje por për shërbimet bazike dhe për sigurine më kryesore, atë të jetës së njerëzve”.

Ndërkaq, deputeti Spahia ka publikuar videon e një banori nga Thethi ku terreni është izoluar nga dëbora. Ai shprehet se qeveria duhet të kthejë sa më parë sytë nga këto zona ku komunikimi me pjesët e tjera është paralizuar.

Banori thotë se emergjencat civile duhet të ndërhynë së paku të zhbllokojnë rrugët në mënyrë që të sigurohet transporti i mallrave dhe njerëzve në rast sëmundjeje.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here