Kryeministri Edi Rama ka udhëtuar sot drejt Brukselit. Gjatë pasdites ai do të takohet me kreun e Këshillit të Bashkimit Europian, Donald Tusk.
Sipas axhendës, në orën 18.00 zhvillohet takimi, ndërsa deklaratat vetëm gjysëm ore më pas. Në fokus të bisedës mbetet integrimi i vendit, reformat dhe çështje aktuale të vendit.
Në ditën e dytë në Bruksel axhenda e Kryeministrit Edi Rama parashikon gjatë pjesës së parë të ditës disa momente të rëndësishme.
Në orën 09.00, Kryeministri do të marrë pjesë në Samitin Ëestern Balkans at a Crossroads, organizuar nga Friends of Europe.
Në sesionin “Peace, Democracy and Reconciliation” kryeministri Rama është i ftuar të mbajë një fjalë.
Në orën 11.15 do të kreu i qeverisë pritet të zhvillojë një takim me Federica Mogherini, Përfaqësuese e lartë e Bashkimit Europian për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë.