Anëtarët e një bande shqiptare të kontrabandës së drogës që fshehnin sasi të mëdha të kokainës janë dënuar me një total prej 43 vjetësh nga një gjykatë britanike.
Ky grup, që vepronte në Londër dhe Anglinë jugore, udhëhiqej nga shtetasi Lulëzim Zefi, 36 vjeç, i cili përdorte korrierë profesionistë, të cilët përmes makinave të modifikuara transportonin drogën.
Katër prej korrierëve të Zefit u kapën më 27 prill 2017 teksa po dërgonin 9 kg kokainë në një parkim në zonën Brentford.
Kokaina iu kap shtetasve Admir Simeqi, Gjergji Marku, Admir Bici dhe Ramadan Doçi. Droga e sekuestruar kapte vlerën e 720.000 stërlinave.
Pak pas arrestimit të katër korrierëve do të prangosej edhe lideri i këtij grupi kriminal, Lulzim Zefi, së bashku me Valon Bajgorën dhe Valentin Malocajn, në një restorant në lagjen West Hampsted.
Kamel Safieddine, pjesë e grupit do të arrestohej pasi Zefi dhe Bajgora i dorëzuan 153.000 stërlina. Këtij grupi iu sekuestruan edhe 110.000 stërlina gjatë një kontrolli në një nga banesat e përdorura prej tyre.
Gjithashtu u kap edhe korrieri i parave, një shofer maqedonas i cili i fshihte paratë në gomën e kamionit. Atij iu kapën 212,000 euro, në të cilët u gjetën shenja të gishtërinjve të Valon Bajgorës.
Gjykata dënoi Lulëzim Zefi 12 vite burg,
Valentin Malocaj 8 vite burg,
Valon Bajgora 8 vite burg
Gjergji Marku 6 vite burg
Ramadan Doci 6 vite burg
Admir Simeqi 6 vite burg
Admir Bici 2 vite e 8 muaj burg
Kamel Saeddine 2 vite e 8 muaj burg.