Saturday, January 25, 2025
Home Kronika Atentat me armë shqiptarëve në Francë, njëri vdes

Atentat me armë shqiptarëve në Francë, njëri vdes

0
1334

 

Një shqiptar është vrarë me armë zjarri dhe një tjetër është plagosur mbrëmjen e së shtunës në zonë Metz-Tessy (Haute-Savoie) të Francës. Ngjarja sipas mediave franceze ka ndodhur për larjeve të hesapeve midis bandave kriminale.

Dy shqiptarët e plagosur me armë zjarri përfunduan në spitalin Annency, por njëri prej tyre nuk arriti të mbijetonte. Gazeta “Le Parizien” shkruan se fillimisht mbërriti njëri shqiptar i plagosur dhe pak minuta më vonë mbërriti edhe tjetri, gjithashtu i qëlluar me plumb. Një shumë e madhe parash u gjetën në xhepat e dy burrave.

Hetimet po zhvillohen nga Xhandarët e Brigadës Kërkimore të Annecy.

Paraprakisht, ngjarja dyshohet se ka ndodhur për zgjidhje të llogarive në trafikun e drogës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here