Bashkia e Shkodrës ka ndërhyrë dje pasdite për hapjen e rrugës që të dërgon në Theth për të nxjerrë nga izolimi 200 banorët e zonës. Dy mjete të bashkisë ndërhynë pas apelit të banorëve që janë të bllokuar prej 3 ditësh.
Pasditen e sotme parashikohet që rruga të jetë e hapur. E ndërsa rruga po zhbllokohet nga dëbora, vijon që të mbetet problem furnizimi me energji elektrike.
Rrëzimi i shtyllave e shkëputja e telave ka lënë pa energji prej 3 ditësh banorët. Probleme kanë edhe disa zona të tjerë në Dukagjin.