Doreheqja e mjekeve,Basha: Ky akt tregon gjendjen e mjerueshme te shendetesise

0
112

Kreu i PD-së Lulzim Basha ka reaguar pas dorëheqjes së 8 mjekëve të urgjencës së QSUT-së. Basha e quan këtë akt të paprecedentë dhe thotë se tregon gjendjen e mjerueshme të shëndetësisë.

 

 

Ai iu bën thirrje mjekëve të rishikojnë vendimin e tyre e të mos e braktisin urgjencën në emër të misioni human.

Nga ana tjetër Basha i kërkon Ramës të anulojë 4 koncesionet dhe paratë e tyre t’i investojë për sistemin shëndetësor.

DEKLARATA E BASHËS
Dorëheqja e mjekëve të Urgjencës është akt i paprecedentë, që pason eksodin në këto 4 vite të qindra mjekëve të tjerë, dhe tregon gjendjen e mjerueshme të shëndetësisë.
Arsyeja e dorëheqjes për shkak të mungesës së kushteve minimale të punës është dëshmia më e dhimbshme e dështimit te eksperimentit fatal të Edi Ramës me “shëndetësinë falas”.
Në emër të misionit të tyre human, u kërkoj mjekëve të rishikojnë vendimin e tyre, të mos e braktisin Urgjencën, sepse qytetarët kanë nevojë për ta!
I bëj thirrje Edi Ramës të reagojë menjëherë për t’u siguruar mjekëve të urgjencës kushte normale pune! Nga këto kushte varet jeta dhe shëndeti i qytetarëve shqiptarë.
Mjafton që Rama të anulojë 4 koncesionet korruptive në shëndetësi për të siguruar 400 milionë euro investime jetike për sistemin shëndetësor në kolaps

LEAVE A REPLY