Gramoz Ruçi, vizitë zyrtare në SHBA,ja me ke do te shoqerohet

0
126

Me ftesë të Kongresmentit Robert Pittinger, Zëvendëskryetar i Nënkomisionit për Terrorizmin dhe Financimin e Paligjshëm në Kongresin Amerikan, Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi, do të marrë pjesë në Forumin e 10-të Parlamentar për Inteligjencën dhe Sigurinë në Washington D.C në datën 7 dhjetor 2017.

Gjatë kësaj vizite, Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi shoqërohet nga Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla, Kryetarja e Komisionit për Politikën e Jashtme znj. Mimi Kodheli dhe nga deputeti Asnastas Angjeli.

Forumi i 10-të Parlamentar për Sigurisë dhe Inteligjencën ka 119 pjesëmarrës, nga 45 vende për të diskutuar mbi financimin e terrorizmit, sigurinë kibernetike dhe bashkëpunimin në fushën e inteligjencës.

LEAVE A REPLY