Kryemadhi: Miratimi i rezolutës për dhunën ndaj grave, moment pozitiv e përgjegjësi e politikës

0
773

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka përshëndetur miratimin e rezolutës për dhunën ndaj grave nga parlamenti dhe premton se do të investohet me të gjitha fuqitë që kjo rezolutë të mos mbetet vetëm një deklaratë në letër.

Ndërsa për sa i përket projektrezolutës “Për objektivat e zhvillimit të qëndrueshëm të Axhendës 2030 të shteteve anëtare të Kombeve të Bashkuara”, Kryemadhi shkruan se është një sprovë që Shqipëria t’i largohet njëherë e përgjithmone spontanitetit dhe të orientojë politikëbërjen drejt objektivave afatgjatë e të qëndrueshëm që sigurojnë një zhvillim ekonomik e shoqëror pozitiv e shpresëdhënës.

STATUSI I KRYEMADHIT
DITA E SOTME NË PARLAMENT:
PËR TË NDALUR DHUNËN NDAJ GRAVE:
Miratimi i rezolutës për dhunën ndaj grave është moment pozitiv dhe tashmë përgjegjësi e të gjithë politikës!
Ky solidaritet i gjerë politiko-shoqëror është një shpresë e re për një ndarje njëherë e përgjithmonë nga kjo shëmti e papranueshme dhe e rëndë, siç është dhuna ndaj grave.
Si kryetare e LSI-së, por dhe personalisht do të investohem me të gjitha fuqitë e mia që kjo rezolutë të mos mbetet vetëm një deklaratë në letër, por një dokument veprimi për të mirën e gruas shqiptare e te Shqipërisë ne tërësi.

PËR OBJEKTIVAT E ZHVILLIMIT TË QËNDRUESHËM:
Votimi unanim i rezolutës për objektivat e zhvillimit të qëndrueshëm demonstron një orientim pozitiv të Shqipërisë drejt politikave afatgjata dhe në sinkron me qëndrimet e vendeve më të përparuara të botës.
Kjo është një sprovë që Shqipëria t’i largohet njëherë e përgjithmone spontanitetit dhe të orientojë politikëbërjen drejt objektivave afatgjatë e të qëndrueshëm që sigurojnë një zhvillim ekonomik e shoqëror pozitiv e shpresëdhënës.
Politikëbërja tash e tutje ka detyrim t’i respektojë këto objektiva të qëndrueshme e jo t’i devijojë ato për interesat e çastit e të ditës. JAVË TË MBARË!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here