Qendra Spitalore Universitare e Tiranës ka reaguar pas letrës për dorëheqje nga puna e mjekëve drejtuar krerëve të Shtetit.

 

 

Sipas QSUT, puna në urgjencë nuk është ndërprerë në asnjë moment.

“Në asnjë rast nuk u ndërpre shërbimi ndaj pacientëve. Urgjenca furnizohet rregullisht me barna.  Të gjithë mjekët që punojnë në këtë shërbim janë në punë,” shprehet QSUT në reagimin e saj.

Gjithashtu Qendra Spitalore ku ka bërë thirrje qytetarëve të shkojnë në spitalet sa më pranë vendbanimeve të tyre për shërbimet mjekësore për të shmangur fluksin e shtuar apo mbingarkesat.

LEAVE A REPLY