“Nexhmije Hoxha e Ramiz Alia kanë qenë të lidhur nga UDB-ja që në kohën e Zogut”.
Kështu është shprehur Liliana Hoxha, bashkëshortja e Sokolit, djalit të ish-udhëheqësit komunist, Enver Hoxha, në një intervistë për “Panorama” teksa është pyetur:
Përse Nexhmija do të punonte kundër Enver Hoxhës në një aleancë me Ramiz Alinë për të krijuar pasardhësin e Enverit, kur ajo kishte bashkëshort Enverin, i cili ishte i pari i vendit?!
Nexhmije Hoxha e Ramiz Alia kanë qenë të lidhur nga UDB-ja që në kohën e Zogut. Njëri nga Bosnja e tjetra nga Manastiri i Dibrës së Madhe. Të dy, më të hershmit në lëvizjen komuniste të rinisë e pastaj të partisë, me planin të kapnin pushtetin e pasluftës.
Çfarëdo mbështetje apo tutele të ishte ajo jugosllave e ruse për Enver Hoxhën, me kohë ai u shkëput për Shqipëri të pavarur, sado të varfër, sepse kështu do të mund të bashkohej një ditë me Kosovën.
Ndërsa Ramizi e Nexhmija prisnin vetëm momentin që Enveri të ikte nga jeta që t’u hapej rruga drejt pushtetit.