LSI prane familjeve ne nevoje.Nisma e deputetit Çela, ndihma tek disa familje ne Shkoder

0
1999

5 dhjetori shënon ditën ndërkombëtare të Vullnetarizmit. Simbolikës së kësaj dite nën kujdesin e veçantë të deputetit Agron Çela, drejtues të lëvizjes socialiste për Integrim Shkoder ju përgjigjen me nisëm konkrete, duke shpërndarë pako ushqimore dhe soba me dru për familjet në nevojë të qarkut. Në këtë formë ata i përgjigjen më së miri nismës së konkretizuar të LSI-se që muaj më parë në parlament kaloi ligjin e vullnetarizmit. Ndihmat për këto familje vijnë në të njëjtën kohë edhe si traditë e krijuar prej vitesh nga deputeti Agron Çela, që në festa, apo data të shënuara, por jo vetëm është pranë komunitetit të Shkodres, duke ju përgjigjur nevojave që ato kanë.

Këto familje bashkë me falenderimin drejtuar LSI-së dhe deputetit Çela, theksuan se për to ndihma merr një vlerë edhe më të madhe, në këto ditë festive.

Përkrahja për familjet në nevojë nga LSI dhe deputeti Agron Çela do të vijojë, duke ftuar kështu të gjithë qytetaret e Shkodres, veçanërisht ato që i kanë mundësite, por edhe forcat e tjera politike të jenë pranë atyre që gjenden në vështirësi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here