Malaj: Mbeshtetje maksimale per mjeket e QSUT,Rama te mbaje premtimet ose te jape doreheqjen

0
822

Deputetja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Nora Malaj shprehu mbështetjen për 8 mjekët e urgjencës, të cilët kanë paralajmëruar dorëheqje nga detyra për shkak të mungesës së kushteve në QSUT.

Deputetja e LSI-së kujtoi premtimin e pa mbajtur të kryeministrit Rama.

Malaj: Kërkesat e mjekëve janë të drejta. Sot më shumë se kurrë në emër të LSI, jemi në mbështetje të plotë për ta parë qartë dhe drejt problemin e mjekësisë si një fjalë të pa mbajtur të kryeministrit, i cili kujton se shëndeti i njerëzve zgjidhet me mashtrime. Pas lajmit të kobshëm që ishte përmbytja, sot përballemi me një situatë tjetër të vështirë në sistemin e drejtësisë.

Nëse nuk e bëni dot atë që keni premtuar, jepni dorëheqjen sepse historia nuk do t’ju gjykojë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here