Thursday, April 25, 2024
Home Aktualitet Mato: Nëse duam të shpëtojmë nga përmbytjet në 2030, duhet të fillojmë...

Mato: Nëse duam të shpëtojmë nga përmbytjet në 2030, duhet të fillojmë sot

0
793

Ambientalisti Xhemal Mato i ftuar në “Tonight Ilva Tare” tha se nëse duam të parandalojmë përmbytjet në vitin 2030, duhet nisur që tani aksioni i mbjelljes së pemëve dhe investimeve në infrastrukturë.

MatoDikur ka pasur disa pika që masnin nivelin e rritjes së lumit. Në Përmet ka pasur një pikë dhe ajo pikë tregon se si përmbytjet kanë ndodhur më parë, në 60-61, në 70-71 ku niveli i lumit është rritur në 8 metra. 

Në 2015, një person që kishte punuar në këtë fushë na dha të dhënat që niveli arriti në 9 metra. Me këtë të dhënë, shkenca bën një punë të madhe për investimet. 

Në qoftë se i thua se niveli rritet në 9 metra dhe bën skrapatën e rrugës 6 metra ajo do të përmbytet. Rruga Levan-Tepelenë, u përmbyt dhe për çudi banorët thoshin se na erdhi nga ana tjetër e rrugës. 

Rruga është si argjinaturë që kufizoi ujin nga njëri krah dhe tubat ishin shumë të ngushtë. Të gjitha ndërtimet që ishin bërë janë kryer pa marrë lejen nga Ministria e Bujqësisë. Problemi i përmbytjeve është shumë i gjerë dhe i integruar. 

Në qoftë se duam të shpëtojmë nga përmbytjet në vitin 2030, duhet të fillojmë sot me mbjellje, kanalizime dhe shumë investime të tjera. Në 2030 kur të vijmë këtu do të jemi të kënaqur me investimet e bëra nga politika por edhe ndërgjegjësimin e njerëzve .

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here