Më datë 7 dhjetor përfundon zyrtarisht mandati i Prokurorit të Përgjithshëm Adriatik Llallës.
“Janë 5 kandidatura për në KLP nga Shoqëria Civile, nga të cilat Kuvendi do zgjedhë 3 dhe më pas vetëm një do shkojë në KLP. Do kemi një Prokuror nga radhët e Prokurorisë me një periudhë të paktën 15-vjeçare dhe me gradën shkencore. Muaji prill-maj do ta ketë KLP të konstituar dhe atëherë do kemi një zgjedhje përfundimtare të prokurorit me mandat 7- vjeçar. Është Kushtetuta e cila ka përcaktuar se mandati është 5-vjeçar. Ligjvënësi dhe ligjshkruesi në atë kohë ka qenë i kujdesshëm për të parashikuar edhe situatën e vakancën e Kryeprokurorit deri në konstituimin e KLP. KLP nuk është ngritur. Në këtë moment, dy institucionet e Kuvendit, sekretari i përgjithshëm dhe institucioni që monitoron institucionet e pavarura, thotë kemi vakancë dhe vakanca për mua krijohet pas datës 7. Duke qenë se KLP nuk është konstituar, ligjvënësi ka parashikuar një Prokuror të përkohshëm”, u shpreh Balla.