Operacioni “Marijoneta”/Shkaterrohet banda italo-shqiptare e droges ne Itali (EMRA)

0
1510

Autoritetet italiane kanë shkatërruar një bandë italo-shqiptare të formuar nga 10 persona. Kjo organizatë kriminale, në mesin e së cilës ishte dhe një afrikan, ishte liderë në mikro-tregun e provincës së Berica-s në Vicezna, në shitjen e kokainës dhe marijuanës.

 

 

Pas një hetimi të gjatë 2-vjeçar të përfunduar ditën e djeshme, autoritetet fqinje mundën të shkatërrojnë bandën e trafikut të drogës.

Operacioni u quajt “Marijoneta” pasi këtë emërtim përdornin me njëri-tjetrin anëtarët e bandës në telefon për të mos rënë pre e përgjimeve. Në krye të piramidës së bandës qëndronte 39-vjeçari shqiptar Ahmet Balla, poshtë të cilit qëndronin dy nipërit e tij, vëllezërit Mario dhe Sabrino Kërtusha, përkatësisht 26 dhe 23 vjeç.

Ata kishin për detyrë të udhëtonin në Spanjë ose në disa provinca të Lombardisë për të marrë kokainë e marijuanë dhe më pas e shisnin në tregun e Vicenzas.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here