Pas doreheqjes se Bujar Muçes, KQZ i jep neser mandatin deputetes se re

0
656

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve më anë të një njoftimi ka bëtë të ditur se do të mblidhet nesër, ku do të diskutojë mes të tjerash edhe vendimin për zëvendësimin e mandatit të deputetit të dorëhequr të PDIU-së, Bujar Muça.

 

 

Pas dorëzimit të mandatit nga Muça, KQZ ia ka dorëzuar Kuvendit. Pas miratimit të Kuvendit i kthehet KQZ-së, e cila shpall vakancën dhe merr personin pasardhës në listë, që shkon në Kuvend dhe bën betimin. Elena Xhina do të zëvendësojë Bujar Muçën.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ditën e mërkurë, më datë 06.12.2017, ora 12:00, zhvillon mbledhjen me këtë rend dite:
Shqyrtimi i projekt vendimit:
– Për dhënien e mandatit të deputetit te Kuvendit, kandidatit të listës shumemërore të Partisë Drejtësi Integrim dhe Unitet në Qarkun Elbasan, për plotësimin e vakancës së njoftuar nga Kuvendi i Shqipërisë.

Shqyrtimi i projekt aktit
– Për verifikimin e deklarimeve në formularin e vetëdeklarimit të kandidatit, nga listat shumemërore për Këshillin Bashkiak, në zbatim të  ligjit nr.138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”, thuhet në njoftimin e KQZ-së.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here