Reshjet e borës/ OSHEE: Rikthehet energjia në Theth dhe Vermosh, stabilizohet situata

0
795

Pas reshjeve të para të dëborës që lanë pa energji një pjesë të veriperëndimit, OSHEE jep lajmin e mirë.

Sipas Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike është rikthyer energjia në Theth dhe Vermosh. Mësohet se tashmë furnizimi me energji në veri është stabilizuar.

Defektet në rrjetin elektrik u shkaktuan nga reshjet e shiut e borës. Po kështu OSHEE të gjithë fiderat në Koplik punojnë normalisht. Ndërkaq në Vermosh u vu në punë kabina e fundit pa energji.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here