Shpenzimet për Kërkim e Zhvillimin luajnë rol të rëndësishëm për zhvillimin e teknologjisë dhe inovacionit. Veçanërisht shpenzimet në Kërkim dhe Zhvillim janë të rëndësishme kur përmirësimi që i bëhet teknologjisë përkthehet në produkte, procese dhe shërbime të reja.

Megjithatë, edhe pse një zë i rëndësishëm, shpenzimet për Kërkimin dhe Zhvillimin zënë vetëm 0.2% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, sipas të dhënave që ka publikuar Instituti i Statistikave i UNESCO-s. Në vlerë, shpenzimet përllogariten rreth 37 milionë dollarë, më e ulëta në rajon.

Në rajon, nivelin më të lartë të shpenzimeve për Kërkimin dhe Zhvillimin e ka Serbia. Shpenzimet për Kërkimin dhe Zhvillimin janë sa 0.8% të PBB-së, apo 757 milionë dollarë, ndërsa numri i kërkuesve përllogaritet rreth 1,830 për 1 milion banorë. Sipas të dhënave të publikuara, peshën më të madhe të bizneseve e kanë bizneset me rreth 224 milionë dollarë.

E dyta renditet Maqedonia, shpenzimet e së cilës për Kërkimin dhe Zhvillimin janë rreth 0.5% e PBB-së, apo 145 milionë dollarë. Maqedonia numëron rreth 838 kërkues për 1 milion banorë.

Ndërsa Mali i Zi dhe Bosnja, shpenzojnë për Kërkimin dhe Zhvillimin përkatësisht 0.4% dhe 0.3% të Prodhimit të Brendshëm Bruto. Numri i kërkuesve për 1 milion banorë është 673 në Malin e Zi dhe 266 në Bosnjë dhe Hercegovinë.

BE-ja mban të qëndrueshëm nivelin e shpenzimeve për kërkim dhe zhvillim
Në 2016-n, Eurostat njofton se të gjitha vendet e Bashkimit Europian së bashkë shpenzuam për Kërkim-Zhvillimin 300 miliardë euro. Përqindja e shpenzimeve për Kërkim Zhvillim ndaj Prodhimit të Brendshëm Bruto qëndroi e qëndrueshme në nivelin 2.03%. Dhjetë vite më parë, shpenzimet në raport me PBB-në ishin në nivelin 1.76%.

Krahasuar me ekonomitë e mëdha, shpenzimet për kërkim dhe zhvillim në BE ishin shumë më të ulëta se në Korenë e Jugut, ku në 2015-n përllogariteshin të ishin 4.23%, Japoni 3.9%, Shtetet e Bashkuara 2.79%, ndërkohë që kanë të njëjtin nivel si Kina 2.07% në 2015-n.

Vendet europiane, me shpenzimet të më të larta
Në 2016-n shpenzimet më të larta për Kërkim dhe Zhvillim u shënuan në Suedi dhe Austri, ku në të dy shtete e kalonin nivelin prej 3% të PBB-së, sipas Eurostat. Këto shtete ndiqeshin ngushtë nga Gjermania, Danimarka, Finlanda, Belgjika, Francë, Holandë dhe Slloveni, shpenzimet e të cilave luhateshin nga 2-3% të PBB-ve të vendeve përkatëse.

Dhjetë shtete anëtare regjistruan shpenzime në Kërkim Zhvillim nën 1% të PBB-së: Letonia (0.44%), Rumania (0.48%), Qipro (0.50%), Malta (0.61%), Lituania (0.74%), Bullgaria (0.78%), Sllovakia (0.79%), Kroacia (0.84%), Polonia (0.97%) dhe Greqia (0.99%).

LEAVE A REPLY