Shqipëria për herë të parë në ekspozitën e Muzeut të Çikagos

0
80

Fakte historike, objekte dhe fotografi nga thellësia e detit Mesdhe u prezantuan në ekspozitën e hapur në Muzeun e famshëm të Çikagos, SHBA, ku për herë të parë mori pjesë edhe Shqipëria.

Pjesëmarrja në këtë muze është mundësuar falë punës 12 vjeçare të Fondacionit Amerikan RPM Nautical Archaeology, Qendrës Shqiptare të Kërkimeve Detare si dhe të gjitha partnerëve, që bëjnë pjesë në këtë projekt nga Ministria e Mbrojtjes, Instituti i Arkeologjisë, Flota Detare etj.

Sipas njoftimit për shtyp të Agjencisë Kombëtare të Bregdetit theksohet se pjesëmarrja në ekspozitën e çelur në muzeun e Çikagos mundëson shkëmbimin e kulturave.

Çfarë ndodh kur kulturat takohen dhe njerëzit kanë mundësi të shkëmbejnë mallra, kulturë dhe influencojnë njëri-tjetrin si asnjë herë më parë ? Kjo është tema e ekspozitës së mrekullueshme të hapur në Çikago, të cilës i ka kushtuar vëmendje edhe media amerikane, ku për herë të parë prezantohet edhe Shqipëria.

Kulturat e Mesdheut paraqesin një koleksion mbresëlënës të objekteve romake, egjiptiane, greke dhe etruske, të cilat zhyten në një kohë kur kufijtë u hapën dhe qytetërimet filluan të bashkëveprojnë. Kjo lëvizje e pashembullt çoi në tregtinë, udhëtimin dhe shkëmbimin e ideve përgjatë deteve dhe kontinenteve, duke ushqyer inovacionin dhe adoptimin në arte, fe, gjuhë dhe shkrim.

Në ekspozitë prezantohen më shumë se 100 objekte nga koleksionet e muzeut “The Field”, kjo përfshin bizhuteri ari të etruskëve, një mumje nga Egjipti dhe një vaskë bronzi nga Pompei.

Çdo pjesë individuale e kësaj ekspozite mbart në vetvete një histori shumë më të madhe për të treguar: një mumje e periudhës romake nga Egjipti, një vazo etruske e bërë në stilin grek, si dhe kurorëzimi i udhëheqësve grekë dhe romakë si faraonë sfidojnë atë që kemi ditur në lidhje me këto kombe të lashta të botës që jetojmë sot.

 

 

LEAVE A REPLY