Alibeaj akuza ndaj Rames: Arkitekt i kesaj politike makabre

0
764

Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj nga selia blu lëshoi një sërë akuzash në drejtim të kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij.

 

 

Duke marrë shkas nga kamioni me drogë që u bllokua në portin e Durrësit me 2.5 ton kanabis, ku ishin të përshirë 3 punonjës policie, Alibeja në emër të PD-së theksoi se opozita ka denoncuar në shumë raste implikimin e punonjësve në trafikun e drogës. Alibeja tha se Rama është arkitekt i kësaj politike makabre.

“2.5 ton kanabis të dala nga porti i Durrësit ishin të përfshirë 3 policë, dy të Durrësit dhe një i Fierit. PD e ka denoncuar prej 4 vitesh kriminalizimin e policisë. Kjo qeveri nuk jep asnjë garanci se krimi të mund të luftohet. Nuk ka si të ndodh dhe as të shpresohet se mund të ndodh, pasi Rama është ideator, arkitekti dhe ekzekutori i këtij krimi makabër për të kriminalizuar policinë. Nuk mund të japë asnjë garanci, kur vet vëllai i Xhafajt është i hetuar, i proceduar, i dënuar nga të gjitha shkallët e gjykimet në Itali për trafik lëndësh narkotike heroine dhe kokaine. Siç shpresohet për luftë ndaj krimit, kur ish-ministrit Tahiri, i zhytur në këtë vorbull u mor në mbrojte nga Rama. E nuk ka se si të ketë shpresë që shteti të luftojë krimin kur 3 zyrtarë iu krijuan kushtet dhe lehtësisë për t’ju shmangur drejtësisë. Rama po bën çdo përpjekje për të marrë nën kontroll të gjithë organet e drejtësisë, përfshi edhe kryeprokurorin. Ai po bën vet kriminelin, policin, prokurorin. Sot më shumë se kurrë është nevojë imediate krijimi i një qeverie antimafia. Duke nisur së pari nga largimi një orë e më parë të Edi Ramës.”, tha Alibeaj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here