Nuk eshte hera e pare qe Bashkia Shkoder anashkalon kompetencat e keshillit bashkiak, per çeshtje qe kesaj te fundit i interesojne. Hera e fundit eshte pikerisht ndryshimi i rregullores se qarkullimit, pergjate pedonales. Pistonet te cilet bllokojne levizjen, prej 1 jave kane çuditur kalimtaret dhe drejtuesit e mjeteve, te cilet ndoshta kane mednuar se behet fjale per dite te vecanta. Por ne fakt jo, Voltana Ademi ka ndryshuar rregulloren me vendimin e saj personal. Por cfare parashikon ligji? Kryetari i keshillit Bashkiak Xhemal Bushati, thote se ne keshill nuk ka mberritur asnje projekt per ndryshim rregullore

Sic duket Kryebashkiakja eshte mjaftuar me idene qe ka paraqitur “Bit”, per te marre nje vendim te tille. Duke I interesuar me shume shoqata e biznesit, se vete ligji. Tv 1 channel meson se edhe prefektura I ka derguar nje shkrese Bashkise Shkoder, ku i kujton se per te ndryshuar rregulloren e qarkullimit nuk ka nje vendim te keshillit bashkiak. Rregullorja e plazhit, rregullorja e parkimit dhe ajo e hapsirave urbane jane disa prej rasteve qe bashkia Shkoder nuk ka marre miratimin e keshillit bashkiak duke i ndryshuar sipas mendjes se saj. Dy standartet e Ademit duket se do te vijojne per sa kohe qe palet tjera bejne nje sy qorr e nje vesh shurdh.

LEAVE A REPLY