Fatura e përmbytjeve dhe dëmshpërblimet kanë shkaktuar debate në komisionin e ekonomisë dhe të financave ku po diskutohej akti normativ për buxhetin e vitit 2017.
Opozita ka kërkuar shifra konkrete për dëmet e përmbytjeve të ditëve të fundit si dhe për dëmshpërblimet e përmbytjeve të 2015.
Ahmetaj: Rreth 5 milionë euro
Sapho: Jemi 27 milionë dollarë me 5 mln, besoj se me këtë tërhiqeni nga gjithcka keni thënë që nuk janë shpërblyer të prekurit.
Ahmetaj: U kthye Shkodra në liqen dhe i ka paguar Rama 1 dëmet.
Spaho: Ato të 2015 i ke marrë me grant
Ahmetaj: Po pse çfarë janë paratë…?!
Ndërkohë që opozita kundërshtoi edhe idenë e hedhur nga kryeministri Rama për të bërë sigurimin të detyrueshëm, kundërshti të cilën shumica në komision e shoqëroi me batuta.
Spaho: Mos bëj gabimin të sjellësh ligjin për sigurimin e detyrueshëm të banesave.
Braçe: Pse do na vrasësh?
Spaho: Nuk të vras unë jo
Braçe: Po çfarë
Spaho: Do ti rëndosh qytetarët edhe me nja 100 mijë lekë taksë.
Diskutime i aktit normative risolli në vëmendje debatin për rrezikun që has Shqipëria në arbitrazh si pasojë e prishjes së kontratave.
Tabaku: Në Gjykatën e Arbitrazhit dhe e dyta në Gjykatën e të drejtave të njeriut në Strasburg.
Spaho: Duam të dimë sa serioz është paralajmërimi që mund të përballemi me një faturë 2 mld euro gjobë.
Braçe: Ketë përgjigje e kemi dhënë një 10 herë. Sa serioze është shqetësimi aq serioz është edhe parashikimi.
Në një shkresë që ish ministri i Drejtësisë Petrit Vasili i dërgonte Kryeministrit, Parlamentit dhe Avokaturës së Shtetit evidentohej se Shqipëria rrezikonte të paguante në arbitrazh 32 mld euro në rast se do të humbiste të gjitha cështjet në gjykatën e arbitrazhit.