Çmimet per bashkite qe kane performuar me mire,nder to dhe Shkodra

0
1039

Ministria e Brendshme dhe Ambasada zvicerane vlerësuan me çmim 12 bashki në nivel kombëtar për praktikat e mira që kanë zbatuar në përputhje me strategjinë e decentralizimit dhe konsolidimit të Reformës Administrative Territoriale.

Mati, Shkodra, Korça, Fieri dhe Vlora u vlerësuan me çmim me motivacion “përmirësimin e shërbimeve administrative, inovacionit dhe infastrukturës”.

Zëvendës/kryeministrja, Senida Mesi, konfirmoi mbështetjen e qeverisë përn pushtetin lokal në projektete që do të ndërmerren në përmirësimin e jetesës së qytetarëve.

Mesi: Besoj plotësisht se kjo platformë do të jetë e mirë për shoqërinë civile, pushtetin vendor, kërkuesit shkencorë, qeverisjen qëndrore dhe për programet e tjera që ne mund të ndërtojmë së bashku. Pasi i shërben një qëllimi të vetëm, shërbimeve më të mira dhe jetë më cilësore për bashkëqytetarët tanë.

Konkursi Kombëtar i Praktikave të Mira nga qeverisja vendore kishte si qëllim evidentimin e përpjekjeve të bashkive për t’iu përgjigjur sfidave që kanë dalë nga zbatimi i reformave, dhe shpërblimin e disa prej nismave më të mira prej këtyre bashkive.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here