Dy prokurorët, Elisabeta Ymeraj dhe prokurori Ened Nakuçi nuk ishin të pranishëm në seancën e sotme gjyqësore prandaj gjyqi në ngarkim të Emiljano Shullazit u shty sërish sot.
Në seancën e sotme gjyqësore në Gjykatën e Krimeve të Rënda pritej ballafaqimi mes dëshmitarëve dhe biznesmenit Ylvi Beqaj.
Avokatët e kanë cilësuar “mungesë vullneti të prokurorisë për të përfaqësuar akuzën”
Prokuroria e Përgjithshme dyshon se dhurimi i ish-hotel “Vollga” për Emiljano Shullazin nga shoqëria “Brothers Commercial Company” sh.p.k., mund të jetë bërë në mënyrë të paligjshme dhe përmes shantazhit.
Transferimi ka ndodhur në vitin 2014 për një truall prej 2.498 metra katrorë panë kullës Veneciane në Durrës, e cila përveç kompanisë saudite ka edhe bashkëpronarë shqiptarë.