Mandati i Llalles perfundon me 7 dhjetor, kryeprokurori i ri zgjidhet me…

0
747

Kryeprokurori i ri duhet të zgjidhet me 84 vota. Kjo thuhet në memon që Drejtoria për Monitorimin e Institucioneve të Pavarura në Kuvend i ka drejtuar Komisionit të Ligjeve. Sipas kësaj memoje, mandati i Kryeprokurorit Adriatik Llalla përfundon më 7 dhjetor.

Propozimi në Memo kundërshton idenë e artikuluar nga mazhoranca për zgjedhjen e Kryeprokurorit të përkohshëm me shumicë të thjeshtë votash.

Pas depozimit të Memo, Komisioni i Ligjeve pritet të nisë nesër proccedurën për zgjedhjen e Kryeprokurorit të ri.

Memoja e Sekretarit të Përgjithshëm të Kuvendit, e protokolluar më datë 21 nëntor do të futet nesër në rendin e ditës me relator Bledi Çuçin, për miratimin e procedurës së caktimit të përkohshëm të prokurorit të Përgjithshëm.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here