Monday, January 20, 2025
Home Kronika Mashtruan me vizat kanadeze, nënë e bijë dënohen me 10 vjet burg

Mashtruan me vizat kanadeze, nënë e bijë dënohen me 10 vjet burg

0
1017

Nënë e bijë shpallen fajtore për akuzën e mashtrimit me viza kanadeze për të paktën 225 persona.

Gjykata e Tiranës dha sot dënimin me 9 vjet burg për Lule Makashin dhe 6 vjet për Adela Makashin.

Fakti që të dyja kanë pranuar aktet në dosje duke përfituar nga gjykimi i shkurtuar bën që përfundimisht ata të vuajnë konkretisht 6 vjet burg për Lule Makashin dhe 4 vjet për Adelën

Arrestimi 

Lule Makashi u arrestua në prill 2016 ndërsa për vajzën u vendos gjykim në liri.

Në momentin e arrestimit në polici ishin depozituar 26 kallëzime. Ata akuzonin nënë e bijë për mashtrim, pasi kishin kryer pagesa që arrinin deri në 20 mijë dollarë.  Personat e mashtruar  kanë shpjeguar në polici se kanë aplikuar në vitin 2014, për punësim dhe studime pranë shoqërisë ANDE–LM me administrator Lule  Makashin,  ajo ju premtonte se shumë shpejt do të pajiseshin me vizë, dhe per këtë fakt të kryenin pagesat në bankë, për llogari të firmës ANDE-LM.

Personat që aplikonin, pasi dorëzonin dokumentat që kërkonte kjo shoqëri, ishin në pritje për të dalë viza, dhe  për ta bërë me te besueshme kete histori  admnistratorja Lule Makashi ka organizuar në hotetele te ndryshme takime  me persona që janë prezantuar si avokatë Kanadezë, duke shpjeguar dhe procedurat e marrjes së vizës së  aplikantëve. Mesohet se  aplikuesit kanë dorëzuar dokumentat për pajisjen me vizë, kanë paguar në llogari të shoqërisë “Ande-LM”  shuma te konsiderueshme në lekë dhe valutë. Pasi kanë shkuar në datë 25 prill 2016 pranë zyrave të kësaj shoqërie kanë mësuar se ne administrim Lule Makashi së bashku me vajzën e saj ishin larguar jashtë shtetit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here