Sunday, January 19, 2025
Home Aktualitet Meta mesazh përmes Migjenit: ‘Qeshu rini, qeshu! Bota është e jotja!

Meta mesazh përmes Migjenit: ‘Qeshu rini, qeshu! Bota është e jotja!

0
1414

 

“Sillni në Shqipëri ndryshimin përmes veprimit, dhe merrni përgjegjësi për të ardhmen e vendit dhe të vetes”. Me këtë mesazh iu drejtuar të rinjve  Presidenti Ilir Meta ndërsa mori pjesë në  ceremoninë e 10-vjetorit të programit të “Shkollës Shqiptare të Studimeve Politike”.

Meta: Mesazhi im për ju sot është që me vullnet e vendosmëri, duke përdorur dijen dhe talentin tuaj, jepuni jetë ideve të reja, sillni në Shqipëri ndryshimin përmes veprimit, dhe më e rëndësishmja merrni përgjegjësi për të ardhmen e vendit dhe të vetes suaj!

Meta nënvizoi se të rinjtë duhet të bëhen protagonistë të ndërtimit të një Shqipërie që meriton një të ardhme të plotë dhe të sigurt evropiane, përmes një dialogu më të arsyeshëm e të dobishëm, dhe përmes një bashkëpunimi më efikas.

Presidenti shprehu mirënjohjen ndaj mbështetjes së Këshillit të Evropës dhe Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim për nxitjen e angazhimit të të rinjve në jetën politike të vendit, dhe në tërësi në proceset demokratizuese dhe zhvillimore, e cila meriton një vlerësim të posaçëm.

Ndërsa sot ishte Dita e Vullnetarizmit, Meta përcolli edhe një apel:

Meta: Meqenëse sot jemi në Ditën e Vullnetarizmit do t’ju ftoja të gjithëve duke filluar nga unë e të gjithë të tjerët të parët: Sa më pak egoizëm, dhe sa më shumë vullnetarizëm e solidaritet! Sepse nëse doni që bota të lëvizë dhe ju jeni të rinj edhe e doni këtë, duhet të lëvizni vetë të parët.Aq më tepër të bashkuar do ta fitoni të ardhmen që ëndërroni dhe që meritoni. Dhe të mos harrojmë traditën, kur të jeni në stres, mos t’ju shkojë mendja të largoheni nga vendi, por kujtoni vargjet e Migjenit: ‘Qeshu rini, qeshu! Bota është e jotja!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here