Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla ka deklaruar se do të ofrojë rrogën e saj mujore për ti ardhur në ndihmë shkollave të përmbytura.
Nikolla: Do të jetë një ndihmë që do të bëhet në mënyrë të koordinuar nga ne për të shkuar aty ku ka më shumë nevojë. Ministria e Arsimit ka ngritur një grup punë për të koordinaur ndihmën që do vijë nga cdo shkollë dhe cdo mësues. Jemi një trupë e madhe njerëzish, jemi mësuesit e Shqipërisë . Unë do të dedikoj rrogën time mujore për të shkuar në ndihmë të komuniteveve në nevojë