Friday, April 19, 2024
Home Aktualitet Ndreu: Policia e shtetit nuk duhet përdorur pa kriter

Ndreu: Policia e shtetit nuk duhet përdorur pa kriter

0
759

 

Deputeti i Partisë Socialiste, Pjerin Ndreu është shprehur kundra përdorimit të policisë së shtetit pa kriter.

Pjerin Ndeu: Nuk e kam diskuatuar ndonjëherë në PS, por jam gati për ta ngritur si problem. Jam kundër përdorimit të pa fre të policisë. Instituticionet e tjera duhet ta thërrasin policinë vetëm në një rast, kur në zbatimin e thyerjes së vet ju cënohet mbarëvajtja e punës, dhunohen ose tentohen të dhunohen. Por jo të kërkosh policë e shtetit për ujin, për dritat. Të shkojnë instituticionet që paguhen për atë punë. Dhe nëse gjatë ushtrimit të detyrës dikush nuk i bindet ose tentohen të dhunohen atëherë policia e shtetit thirret menjëherë në mbështetje.”

Sipas Ndreut policia e shtetit duhet të çlirohet nga disa veprime që e ngarkojnë.

Pjerin Ndeu: “Nuk duhen harruar telefonatat që vijnë çdo ditë në sallën operative. Thonë që po vriten, kur në fakt po pijnë e po bërtasin, por ai nuk e di. Duhet të dërgosh shërbimet e policisë, ata harxhojnë karburant, harxhojnë energji. Do vijnë pastaj bosh. Por sa herë ndodh kjo. Njerëz mendojnë se policia e shtetit nuk ka punë tjetër vetëm të jetë aty ku ndodh krimi por nuk është kjo.”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here