Shkrimet denigruese për Shqipërinë Junker: Lojë me citime dhe kopjime

0
916

 

I ashpër ka qenë dhe reagimi i Presidentit të Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker në lidhje me fushatën mediatike që është përhapur dhe në mediat e huaja nga PD, në lidhje me drogën dhe krimin e organizuar në Shqipëri dhe për implikimin e emrit të një ish-ministri në trafikun e drogës.

I pyetur nga gazetarja Erisa Zyka nga ABC NEWS Presidenti i Komisionit Evropian, Juncker, në lidhje me këto zëra mediatikë, është përgjigjur shumë i prerë kur i ka thënë se: “Është mirë që të mos citoni gazetarët dhe gazetat sepse kjo është loja mes gazetarëve. Dikush shkruan, një tjetër i citon, një i tretë i shkruan, një i katërt i kopjon edhe vijnë dhe bëhen pjesë e këtyre pyetjeve“.

Kujtojmë se nga ana tjetër opozita shqiptare dhe kryedemokrati Basha duket se kanë muaj që zhvillojnë një fushatë mediatike dhe politike kundër zhvillimeve pozitive dhe hapave konkretë që ka bërë Shqipëria drejt anëtarësimit në BE. Basha ka vazhduar të anatemojë hapat e hedhur deri më tani dhe në takimin e fundit me PPE.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here