Vllaznia-Internacional U-17 vendimtare për titull

0
874

Denis Zmijani optimist për fitore, kuqeblutë janë për trofe

Rikthehet kampionati i moshave në futboll, që për arsye të përmbytjes në vendin tonë bëri që ndeshja nes dy pretendenteve për titull, Vllaznia-Internacional U-17 të zhvillohet këtë fundjavë. Për trajnerin e 17 vjeçarëve, Denis Zmijani, kuqeblutë janë të motivuar për fitore.

Shtyrja një javë e ndeshjeve duket se nuk ka ndikuar negatitisht të Vllaznia U-17, e cila me dyshen e trajnerëve Zhejani-Zmijani ka punuar me intensitet në procesin stervitor.

Bazuar në forcen e ekipit shkodran, trajneri Denis Zmijani është optimist se Vllaznia U-17 do të jetë kampione, jo vetem e dimrit, por edhe e gjithë sezonit.

Ndeshjet e kategorisë superiore të moshave luhen paraditen e së shtunës në stadiumin “Reshit Rusi”, fillimisht në oren 10.00 Vllaznia-Intrnacional U-17 dhe më pas në oren 14.00 Vllaznia-Internacional U-19.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here