Anti-informaliti, Ahmetaj dhe Sejko paralajmërojnë bizneset me 2 bilance

0
740

Ministri i Financave dhe Ekonomisë Arben Ahmetaj dhe Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko në një deklaratë të përbashkët për mediat u kanë bërë thirrje kompanive të mëdha që të deklarojnë vetëm një bilanc.

Ahmetaj u shpreh se bilancet fiktive janë një nga fenomenet që jo vetëm shmangin tatimet, por sjellin shumë pasoja të tjera. “Kompanive do u njihet vetëm një bilanc dhe jo dytë. Do të vendosim një normë të re mes bankave dhe kompanive. Niveli i kredive me probleme 14.4%, 10% më i ulët se në vitin 2013.

Me qëllim nxitjen e kreditimit të shëndetshëm kemi avancuar këtë nismë që ndihmon edhe sektorin bankar. Ky është elementi i dytë në këtë faza anti informalitetit. Bilancet fiktive janë një nga fenomenet që jo vetëm shmangin tatimet, por reflektojnë edhe pasoja të tjera, deklarimi i pagave tejet të ulëta që nuk reflektojnë realitetin duke sjellë deformime të shumëfishta. Përsëris thirrjen për reflektim nga bankat dhe sipërmarrjen, pasi përfitojnë qytetarët, por edhe qeveria politikat zhvilluese” deklaroi ai.

Ndërsa Guvernatori Gent Sejko tha se duke filluar nga 1 Janari 2018, kredia do të mbështetet vetëm te deklaratat tatimore. “Nisma për formalizimin e ekonomisë, inkurajues fakti që shkon në drejtim të zbatimit të ligjit.

Aktiviteti informal dëmton financat publike, rrit barrën e taksave, dëmton konkurrencën, redukton burimet e financimet dhe frenon zhvillimet, por edhe sigurimet shëndetësore. Mungesa e transparencës financiare kanë rritur kreditë me probleme. Informaliteti ka dëmtuar edhe vetë kredimarrësin. Kredia në vitin e ardhshëm do të mbështetet vetëm te deklaratat tatimore” deklaroi ai.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here