Diplomacia dixhitale, MPJ shqiptare 31-ta në botë

0
62

Ministria për Evropën dhe punët e jashtme e Shqipërisë, renditet në vendin e 31-të   në listën me më shumë se 200 ministri homologe ne bote, në vlerësimin e bërë nga Digital Diplomacy Live.

Vlerësimi edhe për vitin 2017 bëhet për punën e ministrive përkatëse të cilat kanë llogarite e tyre në mediat sociale dhe i përdorin ato për të treguar politikën e jashtme të vendit që përfaqësojnë.

Nje te tille e ka padyshim edhe MInistria per Evropen dhe punet e jashtme e Shqipërisë, e cila vec faqes zyrtare e kryen kete funksion edhe me faqen personale te ministrit Ditmir Bushati por edhe me aplikacionin e posaçëm E-Konsullata i cili ofron informacion konsullor për të gjithë qytetarët e saj që udhëtojnë në vende të ndryshme.

Në këtë kontekst, në vlerësimin që Digital Diplomacy Liveben këtë vit për ministrin e Evropës dhe Punëve të Jashtme, përmirëson renditjen e saj me 12 vende.

Në analizën e bërë nga Digital Diplomacy Live, bëhet një përmbledhje e veprimtarisë dixhitale te MPJ-ve ne bote, përgjatë një viti, dhe kriteret qe duhen plotësuar ose shqyrtohen për vlerësim janë: prania në mediat  sociale, përshtatshmëria, përditësimi, angazhimi dhe diplomacia dixhitale.

LEAVE A REPLY