Kryemadhi ne SHBA: Kryeprokurori nuk mund te zgjidhet me shumice te thjeshte por…

0
791

Gjatë një interviste për Zërin e Amerikës, kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka komentuar çështjen për zgjidhjen e kryeprokurorit të ri. Kryemadhi tha se çështjet e drejtësisë duhet të zgjidhen në Kuvend dhe jo në tryeza politike siç thotë mazhoranca. Ajo tha se kryeprokurori nuk mund të zgjidhet me shumicë të thjeshtë, pasi kjo nuk përcaktohet në Kushtetutë.

 

 

“Çështjet e drejtësisë nuk zgjidhen në tryeza, por në parlament. Situata sot në sistemin e drejtësisë, alarmante. Duhet të vendosim një standard dhe jo dy standarde. Ne nuk e kemi të shkruar në Kushtetutë që kryeprokurori të zgjidhet me shumicë të thjeshtë. Ne duhet t’i mësojmë vetëm një standard dhe jo dy standarde. Rama kërcënoi hapur SHBA dhe BE kur tha se ne kemi edhe opsione të tjera siç janë Kina dhe Rusia” – tha Kryemadhi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here