11 C
Shkodra
Friday, December 15, 2017

Kryemadhi takime në DASH kërkon monitorim për zgjedhjen e Kryeprokurorit të ri

64
0

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka zhvilluar në takim në Departamentin Amerikan i Shtetit, Byroja për Zbatimin e Ligjit dhe Luftën kundër Narkotivëve(INL), informon zyra e shtypit e LSI-së.

Në takimin me Zv. Drejtorin për Europën dhe Euro-Azinë Don Stolëorthy dhe Zyrtaren për Çështjet Ndërkombëtare Stepahnie Larsen mësohet se Kryemadhi ngriti shqetësimin për përpjekjet e mazhorancës për të devijuar reformën, për te mos respektuar kushtetutën e reformuar dhe ligjet dhe veprimet për të kapur drejtësinë. Ajo i  ka kërkuar  autoriteteve amerikane që të monitorojnë nga afër këto përpjekje negative në reformën në drejtësi dhe të ushtrojnë autoritetin e tyre.

“Ajo shprehu vullnetin e plotë për te bëre çdo përpjekje për të penguar këto veprime të mazhorancës për te devijuar një reformë të mbështetur fort nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe kërkoji autoriteteve amerikane që ata të monitorojnë nga afër këto përpjekje negative dhe të ushtrojnë autoritetin e tyre që keto veprime të mazhorancës të ndalen menjëherë pasi reforma nuk mund të jetë pronë e asnjë partie por një domosdoshmëri për popullin shqiptar” informon zyra e shtypit e LSI-se 

Kjo zyrë shtypi informon se Znj. Kryemadhi ngriti gjithashtu shqetësimin për veprimet që lidhen me Këshillin e Emërimeve në Drejtësi dhe zgjedhjen e Kryeprokurorit të ri të Përgjithshëm.

“Autoritetet Amerikane shprehën gadishmërinë e plotë për të mbështetur zbatimin e reformës pa asnjë devijim dhe ne përputhje me frymën e saj për të reformuar sistemin e drejtësisë.

 Gjithashtu ata konfirmuan vëmendjen maksimale të SHBA-së në monitorimin dhe luftimin e trafiqeve të drogës, sidomos të drogave të rënda si dhe luftën frontale ndaj krimit të organizuar dhe elementet terroriste të lidhura me të.” 

LEAVE A REPLY