Lëvizja Socialiste për Integrim ka sulmuar ndërkombëtarët për qëndrimin e tyre për zgjedhjen e kryeprokurorit të ri, duke u pozicionuar në krah të Partisë Demokratike, e cila ndryshe nga të huajt dhe mazhoranca, kërkon që Adriatik Llalla të qëndrojë në detyrë deri sa të shkarkohet nga KLP.

Kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili, shkruan se cilitdo qofshin ata të huaj nuk mund të sillen si pushtues dhe të bekojnë kapjen e drejtësisë nga kanalizimi i kryeministrit. Më tej, Vasili ka komentuar ftesën e kryeministrit Edi Rama për kreun e PD, Lulzim Basha, për të zgjedhur bashkë kryeprokurorin e ri. Kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili e ka cilësuar ftesën e mbrëmjes së kaluar të Ramës si kanalizim të reformës në drejtësi.

Sipas tij, thirrjet për konsensus janë shumë të vonuara dhe shërbejnë vetëm si alibi e kapjes së drejtësisë. Gjithashtu, në ‘Facebook’ Vasili shkruan se zbatimi i reformës në drejtësi ka hyrë në rrugën shumë të rrezikshme të antikushtetueshmërisë dhe antiligjit, që dëmton shtetin e së drejtës dhe instalon një pushtet të kriminalizuar të antligjit.

“Kanabizohet reforma ne drejtesi. Thirrjet per konsensus te nates se fundit jane shume te vonuara dhe sherbejne vetem si alibi e kapjes se drejtesise. Zbatimi i reformes ne drejtesi ka hyre ne rrugen shume te rrezikshme te antikushtetutshmerise dhe antiligjit, qe demonton shtetin e se drejtes dhe instalon nje pushtet te kriminalizuar te antiligjit.

Reforma ne drejtesi eshte e qarte,e zeza mbi te bardhe,ne kushtetuten e miratuar me 140 vota ne Kuvendin e Shqiperise dhe duhet zbatuar pa levizur asnje presje. Cdo devijim nga kushtetuta rrenon reformen ne drejtesi e kthen ate ne nje antireforme dhe provon qarte kapjen nga kryeministri dhe qeveria.

Te huajt cilido qofshin nuk mund te sillen si pushtues dhe te bekojne kapjen e drejtesise nga kanabisi i kryeministrit. Ka vetem nje kushtetute, dhe as kuvendi dhe asnje mision i huaj nuk kane as me te voglen mundesi ta tjetersojne dhe interpretojne pasi kushtetuta nuk jua jep kete te drejte. Shqiperia eshte republike kushtetuese dhe jo republike e kanabisit. Po,kryeministri, qeveria dhe kushdo tjeter…..qe kerkon te shkelet kushtetuta eshte si ata”, shkruan Vasili.

LEAVE A REPLY