Thursday, April 25, 2024
Home Politikë Mandati i kryeprokurorit, PD i pergjigjet fteses se Rames

Mandati i kryeprokurorit, PD i pergjigjet fteses se Rames

0
789

Partia  Demokratike i dërgoi sot një letër Kryetarit të Kuvendit ku radhit  arsyet se pse procedura e nisur nga Kuvendi është antikushtetuese.

Ja cfare shkruan

Fakti i parë –Kushtetuta e thotë qartë:  Mbarimi i mandatit të Prokurorit të Përgjithshëm nuk konstatohet nga  Kuvendi i Shqipërisë, por vetëm nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë. Kjo  kompetencë e KLP parashikohet në pikën 2 të nenit 148/c të Kushtetutës,  ku thuhet se “Mbarimi i mandatit të Prokurorit  të Përgjithshëm deklarohet me vendim të Këshillit të Lartë të Prokurorisë”.

PD vlerëson se deri në ngritjen e KLP-së  dhe plotësimit të boshllëkut kushtetues dhe ligjor është e pamundur që  Kuvendi të marrë kompetencën e një institucioni të pavarur të  drejtësisë.

 

PD shprehet se ajo nuk ka qëndrim  përfundimtar për çështjen e kohëzgjatjes së mandatit nga 5 në 7 vjet të  Prokurorit të Përgjithshëm. Përgjigjen për këtë dilemë nuk mund ta japë  politika, por e jep vetëm Këshilli i Lartë i Prokurorisë  si institucioni i vetëm që deklaron mbarimin e mandatit.

 

PD vëren se një situatë të ngjashme për  Inspektorin e Lartë te Deklarimit të Pasurive, kjo mazhorancë e zgjidhi  duke ia zgjatur mandatin nga 5 vjet që e kishte me ligjin e vjetër, në 7  vjet me ligjin e ri. PD i sjell në vëmendje  mazhorancës se nuk mund të bëjë interpretime të ndryshme të një situate  të njëjtë në varësi të qëllimit të saj për të kontrolluar politikisht  zyrtarin përkatës.

 

 

Fakti i dytë – Neni 109 i  Kushtetutës nuk është i aplikueshëm pasi ai parashikon zgjedhjen e një  Prokurori të Përkohshsëm vetëm kur Prokurorit në detyrë i ndërpritet  mandati para kohe. Aktualisht nuk ekziston një rrethanë  e tillë. Edhe nëse do të ishim në rrethanat e ndërprejes së mandatit,  neni 109 për Prokurorin e Përkohshëm, përcakton se duhet të përmbushen dy kushte: 

 

1-    Kandidatët për Prokuror të Përkohshëm të Përgjithshëm duhet të kenë kaluar me sukses procesin e vetingut.

2-    Kryeprokurori i Përkohshëm zgjidhet me votate 3/5 e anëtarëve të Kuvendit.

 

Në përfundim, PD shprehet se:

 

·        Të merret vlerësimi/opinioni i  Këshillit të Legjislacionit në Kuvendin e Shqipërisë mbi zgjidhjen e  boshllëkut/ngërçit kushtetues apo ligjor.

·        Deri në plotësimin e boshllëkut  kushtetues dhe ligjor apo deri në krijimin e KLP, është e pamundur që të  procedohet me zgjedhjen e një Prokurori të Përgjithshëm, qoftë ky edhe i  përkohshëm.

·        Mandati i Prokurorit të  Përgjithshëm deklarohet i përfunduar vetëm nga KLP dhe neni 109 është i  pazbatueshëm. Për këtë shkak PD kërkon nga mazhoranca ndërprerjen  menjëherë të procedurës që ka nisur në kundërshtim me  Kushtetutën dhe ligjin.

 

PD thotë se “Çdo veprim i kundërt nga  mazhoranca do të ishte provë e qartë e vullnetit të saj të hershëm për  kapjen politike të organeve të drejtësisë, përfshirë edhe prokurorinë”.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here