Thursday, April 25, 2024
Home Aktualitet OSBE 20 vjet në Shqipëri, Borchardt: Ju mbështesim në aspiratat tuaja

OSBE 20 vjet në Shqipëri, Borchardt: Ju mbështesim në aspiratat tuaja

0
724

 Në pritjen vjetore, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut, OSBE ka premtuar mbështetje ndaj Shqipërisë. Ambasadori Borchardt tha se në 20 vite, OSBE i ështe gjendur pranë vendit tonë në përmbushjen e aspiratave të saj.

Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut, prezenca e OSBE ka organizuar një pritje me personalitete të politikës, medias dhe artit.

Ambasadori Borchard tha se në 20 vite, OSBE i është gjendur pranë Shqipërisë duke e mbështetur në përmbushjen e aspiratave të saj.

Borchard: Dy janë linjat kryesore të punës sonë me të cilat ne po merremi aktualisht, e para ka të bëjë me ndërtimin e besimit të qytetarëve te institucionet, dhe e dyta me ndërtimin e shtetit të së drejtës duke trajtuar në këtë mënyrë cështje që kanë të bëjnë me krimin e organizuar, trafkimin, korrupsionion dhe ekstremizimin e dhunëshëm. Në këto 20 vite kemi mbështetur Kuvendin, Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, si edhe procesin për reformën zgjedhore.

Kontributi i OSBE në Shqipëri ka nisur prej vitit 1997.  Mbështetje është ofruar në hartimin e Kushtetutës së vitit 1998 por edhe formimin e shtetit të së drejtës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here