Ne nje segment prej 12 kilometra nga Vau Dejes deri ne Bonjet, rruga e Komanit eshte riparuar nga Autoriteti Rrugor i Veriut, me pas eshte lene ne gjendjen e mëparshme, me gropa ne gjatesine prej mbi 20 kilometra deri ne digen e hidrocentralit te Komanit. E jo vetem kaq, por edhe shembje te malit. Drejtuesit e mjeteve, qe e bejne çdo dite kete rruge, theksojne se qarkullimi eshte mjaft i veshtire dhe me rrezik per aksidente, sepse nuk eshte nderhyre per ta riparuar qe para 30 vitesh:

Rruga Vau Dejes – Koman, e gjate 33 kilometra, u ndertua ne vitet ’80-te shekullit te kaluar per ti paraprire ndertimit te hidrocentralit. Perveç fshatrave te kësaj zone dhe personelit qe punon ne hidrocentral, ne kete rruge qarkullojne mjetet ne drejtim te Bajram Currit e Gjakoves dhe anasjelltas, nderkohe qe gjate periudhes se veres lëvizin edhe turiste nga shume vende te Europes. E gjithe kjo lëvizje e ben kete rruge mjaft te rendesishme, per rrjedhoje edhe sigurine e saj, por qe le shume per te deshiruar, pasi veç gropave, ne disa segmente ka edhe shembje . Rasti me domethenes eshte tek kthesa e Doqit, ku rrëshqitja e gureve rrezikon seriozisht jeten  e udhetareve, nderkohe qe eshte shume prane shembjes eshte nje shtylle e linjes se tensionit te larte. Nese nuk ndërhyhet sa me pare nga Koorporata Elektroenergjitike Shqiptare, rrezimi i kësaj shtylle rrezikon te shoqerohet me ngjarje tragjike.

LEAVE A REPLY