8 Dhjetori/Mustafaj: Endrra e studenteve te Shqiperise eshte ende larg edhe pas…

0
836

I ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në News24, ish- ministri dhe një nga themeluesit e PD ka folur për lëvizjen e dhjetorit 1990. Besnik Mustafaj tha se ëndrra e studentëve të asaj kohe që Shqipëria të jetë si e gjithë Evropa është ende larg edhe pas 27 vitesh.

 

 

Ai u shpreh se askush nuk do besonte në atë kohë se edhe pas 27 vitesh, Shqipëria nuk është pjesë e BE dhe vijon të shihet si delja e zezë, sa i përket problemit të drogës dhe korrupsionet.

“Ka një reflektim për ne veteranët e asaj kohe dhe ne e kemi emocionale më shumë. Ne jemi një brez që e jetuam atë kohë dhe do thoja se aspiratat e Rinisë janë realizuar deri diku, por jo plotësisht. Ne kemi parametra demokratikë dhe jemi në proces integrimi.

Por askush nga ne qe kemi qenë aty, nuk do besonte se 27 vite më vonë, Shqipëria nuk do ishte në BE dhe sot do ishte një dele e zezë sa i përket krimit dhe drogës. Askush nga ne nuk do e kishte besuar se sot droga dhe krimi do ishin një problem. Ëndrra e studenteve është ende larg që Shqipëria të jetë si gjithë Evropa”- tha Mustafaj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here