Basha reagon ndaj ambasadorëve Lu dhe Vlahutin: Ligjin nuk e interpretoni ju, por Kushtetuta

0
1297

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i është kundërpërgjigjur mesazheve të ambasadorëve Donald Lu dhe Romana Vlahutin për zgjedhjen e kryeprokurorit, në emisionin “Të Paekspozuarit” në “News24”.

“Interpretimi i Kushtetutës nuk është detyrë e ambasadave dhe as e misioneve ndihmëse. Ka një nen në Kushtetutë që thotë se “prokurorin e ri e zgjedh KLP. Kjo ishte një skemë e Fatmir Xhafës për ta ngatërruar çështjen me shumë institucione për ta vonuar sa më shumë reformën dhe për ta kapur atë. Xhafaj u betua se ne i kemi resurset, por sot duket që ka dështuar. Ku është Vetingu? Pse nuk po nis Vetingu? Ne jemi që çështja të zgjidhet përmes Kushtetutës dhe nuk ka arsye që këtë të na e lexojë askush”, tha Basha.

Më herët, Ambasada Amerikane reagoi me këtë mesazh:

“Kushtetuta dhe ligji për Prokurorinë janë të qarta. Ambasada e Shteteve të Bashkuara mbështet opinionin ligjor që OPDAT dhe EURALIUS i kanë dhënë Parlamentit. Ne nxisim Parlamentin të zbatojë ligjin” është deklarata e shkurtër dhe e qartë e ambasadorit amerikan.

Ndërsa deklarata e BE-së:

“Ligji për organizimin dhe funksionimin e prokurorisë parashikon dispozita të qarta transitore – siç konfirmohet nga EURALIUS dhe OPDAT në opinionin e tyre në Kuvend. Ne e ftojmë Kuvendin të procedojë në respekt të plotë të ligjit”– thuhet ne reagimin e Bashkimit Europian./

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here