Europol: Shqipëria, burimi kryesor i kanabisit në Europë

0
1427

Kanabisi mbetet deri më tani droga e paligjshme më e përdorur në Europë, ndërsa Shqipëria vijon të jetë burimi kryesor i bimës së kanabisit.

 

 

Një raport i sapopublikuar nga Organizata Europiane e Policisë Europol, pohon se tregu i drogës në vendet europiane prodhon 24 bilionë euro fitime për trafikantët dhe rrjetet e krimit të organizuar.

Raporti flet se rreth 35 për qind e grupeve të krimit të organizuar aktive në Bashkimin Europian janë të përfshria në prodhim, trafikim ose shpërndarje të drogës.

Raporti i Europolit vlerëson ndërkohë, se rruga e Ballkanit mbetet rruga kryesore e hyrjes për pjesën më të madhe të heroinës në Bashkimin Europian, njofon VOA.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here