“Flauti Magjik”, opera e mbushur me mister, kompozuar nga Mozart erdhi premiere mbrëmjen e së enjtes në teatrin “Migjeni”, e ngjitur në skenë nga trupa e teatri kombëtar të operas dhe baletit. Magjinë e përrallës mozartiane, e zberdheu për skenën Shqiptare regjisori i njohur Shkodran Nikolin Gurakuqi.
Përralla që gjyshja i tregonte Mozartit çdo mbrëmje u kompozua prej tij rreth fundit të viteve 1700. Mjeshtri Gurakuqi e solli në skenën shqiptare sa origjinale e filozofike, aq edhe bashkëkohore, duke shtuar elemente të teknologjisë.
Gurakuqi e pranon se sot muzika klasike përjeton momente të vështira, për shkak të ndryshimit të kohrave, por zotësia thotë ai qëndron në përshtatjet që duhen gjetur. E në fakt “flauti magjik” e bën një gjë të tillë.
Të gjitha ngjarjet skenike dhe muzikore që zhvillohen në “Flautin Magjik” ndjekin një dinamikë shumë të fortë teatrale, por e shkëputur nga një logjikë dramatike. “Flauti magjik” është vënë për të parën herë në skenën e Vjenës në vitin 1791.