Sunday, May 28, 2023
Home Kronika Francezët në këmbë për të mbrojtur Ledjon, 5 vjeçarin shqiptar

Francezët në këmbë për të mbrojtur Ledjon, 5 vjeçarin shqiptar

0
1236

 

Francezët në këmbë për të mbrojtur 5 vjeçarin shqiptar.

Ledjon është një fëmijë 5 vjeç i cili prej një viti frekuenton një shkollë në komunën  La Roche-sur-Yon në perëndim të Francës.

Ai dhe prindërit jetojnë nën kërcënimin e ekspulsit të menjëhershëm.

Më shumë se 80 persona, prindër të fëmijëve të kësaj shkolle, dhe këshilli i Federatës së Prindërve po protestojn në mbështetje të familjes shqiptare, e cila siç shkruan media franceze nëse kthehet në Shqipëri është në rrezik të madh nga mafia shqiptare.

Ekspulsi i nënës dhe fëmijës,  pa babain është dhënë në korrik, dhe prej atëherë ata jetojnë në kushte të mjerueshme,  raporton Ora News.

Protestuesit i kërkojnë prefektit të rajonit të mbrojë të drejtat e njeriut dhe të fëmijës.  Ata kanë hartuar një letër për të mbrojtur familjen dhe për t’i krijuar kushte të përshtatshme duke garantuar të drejtat themelore për arsimin dhe shëndetin”, shkruajne mediat franceze

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here